“Të shtyhet afati i regjistrimit të Diasporës”/ Berisha kërkesë KQZ-së: Të njihen dokumentet e skaduara edhe në Shqipëri

28/02/2025 12:30

Kryedemokrati Sali Berisha kërkon shtyrjen e afatit të regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, që deri më tani është 4 marsi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se do të paraqesë kërkesën pranë KQZ-së që të shtyhet afati i regjistrimeve pasi, sipas tij, ky akt ka dalë me vonesë.

“Kërkoj, dhe zyrtarisht do paraqesim kërkesën pranë KQZ, që të shtyhet afati i regjistrimeve pasi ky akt ka dalë shumë, shumë, shumë me vonesë. Pra, ky akt i votuar vetëm 5 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit, de facto e bën të pazbatueshëm në kuptimin që edhe njoftimi për miratimin e këtij akti është një njoftim shumë i mangët. Ndaj dhe kërkoj shtyrjen e afatit të regjistrimit”.

Po ashtu, kryedemokrati kërkoi të njihen dokumentet e skaduara për të votuar në 11 Maj edhe në Shqipëri.

“Do dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, respektimin e barazisë së shtetasve shqiptarë kudo që janë. Vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara si për qytetarët në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë këtë diskriminim të madh përveç fobisë nga vota e qytetarëve shqiptarë. Ky është një akt i turpshëm dhe ne do bëjmë çdo gjë që qytetarët shqiptarë të konsiderohen të barabartë para ligjit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA