
Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Voldymyr Zelensky është optimist për marrëveshjen SHBA-Ukrainë për mineralet që pritet të nënshkruhet më vonë sot.
“Është një marrëveshje që hap rrugën drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në”, thotë Mykhaylo Podolyak për një TV ukrainas.
“Do të ketë disa shtojca me numra që përshkruajnë programet e investimeve, ndarjen e të ardhurave nga shfrytëzimi i përbashkët i mineraleve dhe shtojca të tjera që do të përshkruajnë garancitë e sigurisë,” shton Podolyak.
Marrëveshja do të përshkruajë se cilat dhe sa armatime do të marrë Ukraina, si dhe burimet e fondeve për ndihmën për Ukrainën, thotë ai.
I pyetur nëse e ka parë draftin përfundimtar të marrëveshjes, Podolyak thotë: “Po, natyrisht”.
Top Channel