“Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi,” Trump i flet ashpër Zelenskyy-t: Nuk po tregon mirënjohje

28/02/2025 19:32

Në fund të takimit të tensionuar, Trump i drejtohet drejtpërdrejt Zelenskyy-t:

“Problemi është se unë të kam fuqizuar që të jesh një njeri i fortë, dhe nuk mendoj se do të ishe i tillë pa Shtetet e Bashkuara.

Dhe populli yt është shumë i guximshëm. Por ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi, dhe nëse largohemi, do ta vazhdoni luftën vetë.

Nuk mendoj se do të jetë e bukur, por do luftoni vetë.

Por ti nuk i ke kartat në dorë. Sapo të nënshkruajmë atë marrëveshje, do të jesh në një pozicion shumë më të mirë [me marrëveshjen], por nuk po tregon aspak mirënjohje dhe kjo nuk është diçka e bukur. Të jem i sinqertë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta