Nisma “Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet” formojnë koalicion për 11 Majin, kandidimi me lista të hapura

28/02/2025 14:17

Tre lëvizje politike: “Nisma Thurje”, “Shqipëria Bëhet” dhe Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë, janë bashkuar në një koalicion të ri, të quajtur “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Endrit Shabani, Adriatik Lapaj dhe Marjus Malaj nënshkruan sot marrëveshjen për 11 Majin.

Gjatë fjalës së tij, Endrit Shabani tha se ky bashkim nuk është thjesht një koalicion elektoral, por një mision historik për të mbyllur njëherë e mirë tranzicionin që ka shkatërruar vendin dhe ka përzënë rininë shqiptare nga shtëpia e tyre.

Sot po bëhemi bashkë, sepse Shqipëria ka mbetur peng e një klase politike që ka 34 vite që sundon me të njëjtat premtime boshe. Shqipëria nuk mund të mbetet më peng i atyre që ende premtojnë ujë 24 orë. Ne po bëhemi bashkë që të fuqizojmë shtresën e mesme duke hartuar ligje për shqiptarët, jo e një grushti oligarkësh dhe politikanësh të korruptuar”, u shpreh Shabani.

Adriatik Lapaj konfirmoi se negociatat janë të hapura edhe me parti të tjera të reja, por ai i mbylli derën atyre që kanë rrënuar Shqipërinë këto tre dekada.

“Ne nuk do të bashkëpunojmë me asnjë subjekt që ka qenë pjesë e atyre që e kanë vjedhur Shqipërinë. Do të punojmë për të ndërtuar një alternativë të ndershme”, tha ai.

Pano Soko, nga Nisma Thurje tha se “ky koalicion i intelektualëve të rinj, ka ministra shumë më të aftë dhe të ndershëm se Spiropali, Balla, Hoxha apo Noka”.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka vendosur një standard të ri demokratik në zgjedhje: garim me lista të hapura.

“Ne nuk fshihemi pas listave të mbyllura si partitë e vjetra. Ne besojmë tek gara e ndershme. Prandaj, edhe unë, edhe zoti Shabani, edhe gjithë kandidatët tanë, do të jemi ne listat e hapura që të garojmë në mënyrë të barabartë. Secili do të marrë votat që meriton, sepse kështu ndërtohet një politikë e ndershme.” – deklaroi Lapaj.

Pano Soko, nga Nisma Thurje tha se “ky koalicion i intelektualëve të rinj, ka ministra shumë më të aftë dhe të ndershëm se Spiropali, Balla, Hoxha apo Noka”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA