Mbi 1 miliardë euro ndërtime në 2024, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Lulëzuan kullat e larta dhe hotelet luksoze, Tirana pret një tjetër bum

28/02/2025 19:55

Ndërtimi, një nga motorët kryesor të ekonomisë shqiptare shënoi një tjetër bum në vitin 2024.

Në 106.4 miliardë lekë apo thënë ndryshe 1 miliardë euro përllogaritet sipas INSTAT, vlera e ndërtimeve të reja. Me një rritje 18.8% krahasuar me një vit më parë.

Erion Harizi, kreu i shoqatës së ndërtuesve tregon se kanë qenë kërkesat për ndërtimet e hoteleve luksoze dhe kullave të larta që rritën edhe vlerat në 2024.

Ndonëse lejet e ndërtimit shënuan rënie në 1 mijë e 336, sipërfaqja e ndërtuar ka arritur vlera rekord. Gjatë vitit 2024, sipërfaqja e miratuar për ndërtesa të reja  arriti në 2.49 milionë m2 , nga 2.11 milionë m2 miratuar në vitin 2023, duke shënuar një rritje prej 18,1 %.

Tirana vijon të kryesojë në sipërfaqet e miratuara në 2024, tregues i një tjetër bumi ndërtimesh për vitet në vijim.

Në strukturën e vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit ndërtesa për banim zënë përqindjen më të lartë, pasuar më tej nga hotelet e ndërtesat tregtare.

Në rritje rezultuan dhe punimet inxhinierike kryesisht në rrugë e autostrada por dhe në ujësjellës e telekomunikacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA