
SPAK shqipëroi një tjetër dënim për Alqi Bllakon, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, i cili mbahet ne burg prej 2022.
Gjatë pretencës prokurori i kërkoi gjykatës dënimin me pesë vite të Bllakos, por edhe ndalimin për pesë vjet për mbajtjen e funksioneve publike.
Si një i dyshuar për korrupsion pasiv, Bllako kishte kërkuar më herët gjykim të veçuar nga 8 të akuzuarit e tjerë, pjesë e dosjes Inceneratori i Tiranës.
SPAK insiston se Bllako ka përgatitur një sërë dokumentash për dhënien e bonusit, fiziblitetin por edhe se i dërgoi shkresa këshillit të Ministrave me argumentin se nuk shkaktoheshin dëme në buxhetin e shtetit.
Për Prokurorinë e Posaçme ish-funksionari ka përfituar rreth 119 mijë euro nga kompania që fitoi koncesionin dhe që shkuan në kompaninë e të atit.
Por Bllako vazhdimisht ka këmbëngulur se për këtë episod ai nuk ka patur asnjë kompetencë si sekretar i përgjithshëm mbasi rezulton i larguar nga ky funksion në datën 27 korrik 2017 kohë kur edhe është emëruar si sekretar i përgjithshëm pranë presidentit.
Për Inceneratorin e Tiranës prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtorë të tetë personave të tjerë, midis tyre edhe të Lefter Kokës me 26 vite burg në total.
Top Channel