Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PD: Kemi firmat për emrin e Ndregjonit, hajdeni ta votojmë. Peleshi: Keni edhe emra të tjerë

27/02/2025 10:26

Partia Socialiste nuk është dakord me emrin e Besim Ndregjonit të mbështetur nga demokratët për Avokat të Popullit.

Edhe pas një jave nga mbledhja e fundit e Parlamentit kur u hoq nga rendi i ditës, palët ende nuk janë ulur në negociata.

Tabaku: Ne kemi mbështetur publicist e firma emrin e Besim Ndregjonit, duam që në vijim të traditës parlamentare, Avokati i Popullit ti takojë opozitës. Presim që grupi i PS-së të vijë dhe të biem dakord për votimin e emrit.

Peleshi: ne jemi të gatshëm të vijojmë traditën parlamentare për zgjedhjen e avokatit të popullit. Ju keni edhe emra të tjerë të cilët i keni mbështetur me firma. Të ndjekim procesin. Se kush po pret kë, ju them që i kam kërkuar kryetarit të grupit të PD që ne jemi në pritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA