Vdekja misterioze e aktorit hollivudian dhe gruas së tij, hetuesit zbulojnë detaje të reja rreth ngjarjes tragjike

27/02/2025 19:30

Vdekja misterioze e aktorit amerikan, Gene Hackman dhe gruas së tij ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek hetuesit e rastit pasi dyshohet se kishte kohë çifti kishin ndërruar jetë.

Një hetim është duke u zhvilluar për vdekjen e aktorit të famshëm hollivudian Gene Hackman dhe gruas së tij, pianistes klasike Betsy Arakawa, pasi trupat e tyre u gjetën “në gjendje dekompozimi” së bashku me atë të qenit të tyre në shtëpinë e tyre në New Mexico.

Kompania lokale e gazit, New Mexico Gas Co, u përfshi në hetim së bashku me departamentin e sherifit të qarkut Santa Fe, duke ngritur spekulime se pas vdekjeve qëndronte helmimi nga monoksidi i karbonit. Por pas një kontrolli të mëtejshëm, dyshimet për një rrjedhje gazi u sfumuan pasi afër trupit të gruas së tij u gjetën disa pilula të dhëna me recetë mjeku.

Hackman, 95 vjeç dhe Arakawa, 63, u gjetën nga efektivët e policisë lokale në zonën e Hyde Park të Santa Fe të mërkurën. Zëdhënësi i policisë tha se nuk dyshohej për vrasje, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes nuk ishte përcaktuar ende.

Pyetje të tjera u ngritën të enjten pasi TMZ dhe Variety siguruan një kërkimi i cili jepte detaje të reja rreth asaj që gjetën efektivët gjatë hetimit fillestar. Sipas tyre, hetimi fillestar zbulon se Hackman dhe Arakawa kishin disa kohë që kishin vdekur, pasi “trupat e tyre ishin në gjendje dekompozimi dhe kishin fryrje në fytyrë, duar dhe këmbë”.

Sipas hetimit, Arakawa u gjet në dyshemenë e një banjoje pranë një ngrohëseje që hetuesit mendojnë se është rrëzuar dhe i ka rënë sipër. Trupi i Hackman ishte në një dhomë tjetër, plotësisht i veshur. Hetuesit besojnë se ai mund të kishte pasur një rrëzim të papritur.

Në hetimin fillestar tregohej nuk u konstatuan probleme me rrjedhjen e gazit.

TMZ citoi dokumentin duke konkluduar se vdekjet ishin “mjaft të dyshimta”.

“Gjithçka që mund të them është se ne jemi në mes të një hetimi paraprak. Tre qen të llojit pastor gjerman ndodheshin aty në momentin që hetuesit hynë në shtëpi, njëri prej të cilëve u gjet i vdekur”, tha sherifi, Adan Mendoza i qarkut Santa Fe.

Hetuesit raportuan se nuk kishte shenja dhuna në trupa. Asnjë letër vetëvrasjeje nuk u zbulua, sipas New York Times.

Çifti jetonte në New Mexico që nga viti 2004 kur Hackman u tërhoq nga Hollywood. Ata u martuan martuar në vitin 1991.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA