“Të gjithë ministrat i ke pas hekurave”/ Rama i përgjigjet komentuesit: E dini pse ju erdhi dita të flisnit kështu…

27/02/2025 09:03

Në rubrikën “Sy m sy” kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve.

Kritikës së komentuesve ‘i ke të gjithë ministrat në burg”, Rama iu përgjigj se falë reformës në drejtësi mund të bëhen këto komente sot.

“Sot duhet menduar si shqiptar. 4 ministra, nëse sot juve ti Fatjon dhe “kua kua kua” flasin për luftë kundër korrupsionit dhe për ministra dhe për njerëz të lidhur me pushtetin. E dini pse ju erdhi dita të flisnit. Sepse këtë ditë e solli kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në BE.

Fokusohuni te ky mision, mos humbni kohë me llumin e kënetës. Kryeministrat venë dhe vinë. Mua më duhet të rri dhe pak që të përmbush këtë mision. Nuk mund të luaj me fatin”-u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA