
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të dielën do të jetë në Eladha, për të vijuar takimet e tij.
Në një video të publikuar në rrjete sociale ai ka shpjeguar hapat që duhet të ndjekin votuesit e diasporës për aplikimet.
“Do ta marrim atë emrin Albania dhe do ta vëmë aty te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi aty të barabartë mes të barabartësh përgjithmonë, jo më të poshtëruar, ky është fiksimi.
Tani një porosi kam unë për shumëkënd në diasporë që nuk i është i ashtë aprovuar regjistrimi, në një pjesë të madhe i është bllokuar se e kanë vënë nga këtej kartën, mirëpo regjistrimi kërkon vendosjen e adresës dhe karta nga pjesa e pasme ku është dhe adresa. (tregon fletën), në mënyrë që të marrë adresën platforma e KQZ. U morëm vesh?”, shpreh Rama.
Top Channel