Sherr i dhunshëm mes nxënësve në afërsi të shkollës “Emin Duraku” në kryeqytet, bashkëmoshatarët bëjnë “tifozeri”

27/02/2025 20:13

Një sherr mes adoleshentësh ka ndodhur të martën e kësaj jave në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet.

Top Channel mëson se pasi ka mbaruar mësimi,  dy nxënës janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në afërsi të ambienteve të institucionit.

Sipas burimeve, një prej tyre ka goditur bashkëmoshatarin me rrip, deri sa e ka gjakosur.

Në sfond të kësaj përleshje ishte një grup i madh vajzash dhe djemsh, një grup i madh fëmijësh, duke bërë “tifozeri” dhe duke mos ndërhyrë për të shuar sherrin.

Pamjet e sherrit janë të regjistruara në kamerat e sigurisë, por për të mbrojtur identitetin e të miturve nuk do të bëhen publike nga Top Channel.

Dhuna mes adoleshentëve është një fenomen që ka shqetësuar shoqërinë tonë, dhe kryesisht muajt e fundit, ku një rast sherri përfundoi tragjikisht me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA