Rritja ekonomike do jetë 3.7%, BERZH: Politika e re e SHBA do ndikojë negativisht në Ballkan

27/02/2025 15:19

Politikat tregtare të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ardhjes në pushtet të Donald Trump mund të kthehen në një rrezik të mundshëm edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky shqetësim është ngritur në raportin për rritjen ekonomike shkurt 2025 nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. E cila e parashikon ekonominë e rajonit në 3.6% për 2025-2026.

“Rreziqet mbeten prezente, duke përfshirë kërkesën e jashtme të ngadaltë nga eurozona dhe ndërprerjet e mundshme sa i përket tregtisë në botë, nxitur kryesisht nga politikat e administratës së re të SHBA-së”, sipas BERZH.

E prekur do të jetë edhe Shqipëria, për të cilën Berzh parashikon një rritje me të ngadalësuar në 3.7% për vitin 2025. Parashikim i cili nuk ka ndryshuar nga ai i shkurtit 2024.

Rënia e remitancave, ngadalësimi i turizmit por dhe tregjet e shtrënguara të punës do të mbajnë ekonominë  e vendit të pandryshuar për vitin aktual sipas berzh.

“Parashikimi i rritje prej 3.7% për vitet  2025-2026 është negative për shkak të importeve më të larta, deficitit të llogarisë korrente që u zgjerua krahasuar me nënmujorin e parë të vitit 2023”, sipas BERZH.

Konsumi privat dhe investimet publike por dhe turizmi ishin shtytësit kryesorë të rritjes në 2024 sipas BERZH, ndërsa eksportet e mallrave por dhe prodhimi bujqësor dhe industrial ra ndjeshëm.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta