Përfundon shkëmbimi i fundit mes Hamasit dhe Izraelit, 4 trupa pengjesh në këmbim të 643 të burgosurve palestinez

27/02/2025 18:30

Administrata izraelite e Burgjeve njoftoi se ka liruar 643 të burgosur palestinezë në shkëmbimin e shtatë dhe të fundit mes Hamasit dhe Izraelit që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

“Administrata e Burgjeve të Izraelit ka përfunduar lirimin e shtatë të të burgosurve terroristë, sipas marrëveshjes së armëpushimit për kthimin e pengjeve. 643 terroristë u transferuan nga disa burgje në vend”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Gjatë natës, Hamasi i dorëzoi Izraelit, privatisht dhe larg kamerave, trupat e katër pengjeve të vdekur, të cilët më pas u identifikuan nga të afërmit e tyre dhe Forumi i Familjeve të Pengjeve.

Ky shkëmbim është i fundit në fazën e parë të armëpushimit në Rripin e Gazës, i cili u arrit përmes negociatave të ndërmjetësuara nga tre vende, Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, pas 15 muajsh luftime.

Në këtë fazë të parë tw armëpushimit, 33 pengje nga Gaza, përfshirë tetë trupa të pajetë, iu dorëzuan Izraelit përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA