
Në shtëpinë e Big brother VIP Albania 4 ditën e sotme ka pasur debate të shumta pasi disa banorët kanë nënkuptuar se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtëpi.
Egli ka debatuar me disa banorë, por debati më i ashpër ishte ai me Vserlon pasi ky i fundit i thotë se edhe nëse s’ka bërë asgjë ajo po e përdor situatën duke e dramatizuar për vëmendje. Egli gjatë të gjitha debateve e ka mohuar pretendimin e banorëve, por ka thënë se edhe nëse ajo ka kryer marrëdhënie seksuale në shtëpi, nuk shikon diçka të gabuar.
Pjesë nga debati:
Egli: A bëni seks ju, a bëni seks ju? A bëni seks ore? O të virgjër! A bëni seks ju? A keni turp apo s’keni?
Vserlo: Ti do situatë
Egli: Po ti çfarë po bën
Vserlo: Po bën një teatër të shëmtuar në kokën tënde
Egli: Ik andej zhduku! Merreni me punët e mija të seksit. Un s’kam bërë, po dhe po pata bërë, më lumtë!
Vserlo: S’po të gjykon njëri për atë
Egli: Edhe nëse kam bërë, më lumtë se e kam bërë më një person që kam thënë se e dua. End of the story! Se kam bërë me ty.
View this post on Instagram
Top Channel