“Nuk kishte asnjë problem”, xhaxhai i viktimës në Shkodër: Punonte me babanë në Dukagjin, jetonte atje shumicën e kohës

27/02/2025 16:55

Xhaxhai i 20-vjeçarit i cili u gjet sot i vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e Re tha se i riu nuk kishte asnjë problem.

Prekë Preka tha se djali ndihmonte babanë duke mbajtur bagëtitë në Dukagjin, atje ku jetonte shumicën e kohës.

Xhaxhi: E kam nip, djali i vëllait, lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash, nuk kishte asnjë problem, ai ka jetu me babën dhe vëllanë në Dukagjin shumicën e kohës, është ul ka parë nga shtëpia çfarë bëhet, ky jeton nga 15 vite herë në Dukagjin herë këtu. Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë. Jo ça problematik, s është bërë as për mirë, as për keq, dy fëmijë të vegjël ka i ati, diçka (jeta ekonomike), me probleme, me halle si të gjithë. E di vetë policia, s’ka nevojë të bëj apel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA