Njëra prej sallave në Kuvend mori emrin e tij, bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani: Ai punoi çdo ditë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë

27/02/2025 13:43

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përuroi sot sallat “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit.

“Me këtë emërtim, nderojmë kontributin e dy politikanëve e parlamentarëve të shquar të Shqipërisë, të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Dy politikanë e deputetë aktivë dhe me integritet të lartë, prindër, bashkëshortë, bij dhe vëllezër model dhe që frymëzojnë me urtësinë, përkushtimin, dashurinë që i kanë dhënë Shqipërisë dhe të gjithëve ne”, u shpreh Spiropali.

Familjarët e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit falënderuan Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për këtë vlerësim të kontributit e personalitetit të tyre në shërbim të vendit.

Çepani: Faleminderit për këtë nderim të veçantë, për emrin e Gertit, mbi të gjitha për atë që ai përfaqësonte, vlerat e politikës me integritet dhe dashuri mbi njerëzit, sa herë në këtë dhomë apo në të gjitha veprat apo trashëgimitë që ai la pas, të kuptojmë dhe kujtojmë se politika është një mënyrë për t’i dashure më shumë njerëzit, për t’i dashur njerëzit, për ta dashur Shqipërinë dhe për ta bërë një vend më të mirë, kjo ishte ajo për të cilën ai punoi çdo ditë përgjatë gjithë karrierës së tij dhe kjo është trashëgimia që ne ta ndjekim dhe ta vijojmë misionin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA