“Në fillim marrëveshje paqeje, pastaj trupa paqeruajtës”, Trump me plan të qartë për Ukrainën: Zelensky do më vizitojë nesër

27/02/2025 22:03

Trump u pyet për negociatat për paqen në Ukrainë gjatë takimit me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Ai u tha gazetarëve se kanë avancuar mirë në një marrëveshje paqeje dhe se janë mbajtur bisedime të mira me Rusinë dhe Ukrainën, duke shtuar se Rusia ka vepruar shumë mirë.

Ai gjithashtu tha se duhet të arrihet një marrëveshje përpara se të ketë forca paqeruajtëse në Ukrainë, pasi Starmer tha në fillim të këtij muaji se ishte gati të vendoste trupat britanike në terren.

“Vendosja e trupave në Ukrainë është pjesa e lehtë, marrëveshja është pjesa e vështirë”, tha Trump.

Në lidhje me marrëveshjen për tokat e rralla që do të nënshkruhet nesër me Volodymyr Zelenskyy, Trump tha se marrëveshja do të jetë një mbështetje për Ukrainën.

“Presidenti Zelenskyy do të vijë të më takojë të premten në mëngjes. Dhe ne do të nënshkruajmë një marrëveshje vërtet të rëndësishme për të dyja palët, sepse me të vërtetë do të na çojë në atë vend për të punuar”, tha Trump.

Përpara takimit me presidentin amerikan, Starmer tha se vetëm një mbështetje e SHBA-së mund të sigurojë paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA