EMRI/ E rekrutuan si kopshtar të 100 rrënjëve kanabisi, dënohet me burg 56-vjeçari shqiptar në Angli
27/02/2025 20:58
Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Ilir Muçmata, u dënua me 12 muaj heqje lirie. Oficerët gjetën 100 bimë, pajisje për rritje dhe peshore, ndërsa i u arrestua në vendngjarje.
“Ky është një shembull tjetër i mirë i punës që po bëjmë në komunitetin tonë për të pastruar rrugët nga droga ilegale dhe për të mbrojtur njerëzit nga dëmi dhe krimi që vjen me aktivitetin e paligjshëm të drogës”, u shpreh një zyrtyar i gjykatës.
Top Channel