EMRAT/ Kthyen ish-shkollën në “shtëpi bari”, burg për dy shqiptarët në Uells! Vlera e drogës së sekuestruar mbi 1 milion paund

27/02/2025 20:30

Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Uells, pasi janë kapur duke kultivuar dhe shitur lëndë narkotike.

Sipas mediave të huaja, Alfred Perkola, 44 vjeç, u dënua me 45 muaj burg, ndërsa Aldi Gjegjaj, 25 vjeç, u dënua me 36 muaj.

Të dy ata u shpallën fajtorë për trafik lëndësh narkotike, ndërsa rezultoi se një ambient që më parë kishte shërbyer si shkollë fillore, e kishin kthyer në “shtëpi bari”.

Të enjten, datë 4 korrik 2024, oficerët e policisë ndaluar dy automjete, të dyshuara se po bënin transport kanabis.
“Volvo” dhe një furgon i marrë me qira u ndaluan dhe u kontrolluan, ndërsa efektivët zbuluan afërsisht 100 kg

kanabis me një vlerë prej 1 milion paund.

Oficerët arrestuan Perkolën dhe Gjegjajn, ndërsa më pas kanë zbuluar edhe ambientin e përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA