Trump jep afatin e fundit për tarifat ndaj Kanadasë, Meksikës dhe vendeve të tjera: 2 prilli do jetë për gjithçka

26/02/2025 21:50

Presidenti Donald Trump tha se rënia e hyrjeve të paligjshme kufitare në Shtetet e Bashkuara që kur ai mori detyrën “nuk do e ndalojë” atë të vendosë tarifa 25% për të gjitha mallrat meksikane dhe kanadeze që importon SHBA.

Kjo vjen pas një pauze 30-ditore për ato tarifa, të cilat Trump i lidhi me hyrjet e paligjshme në kufi dhe futjen e lëndës narkotike të fentanilit në SHBA, pauzë e cila do të përfundojë më 4 mars.

Megjithatë, duke folur në mbledhjen e tij të parë të kabinetit, Trump tha se ato tarifa do të vijnë më 2 prill, afati i fundit që administrata e tij ka vendosur për një njoftim mbi tarifat për të gjitha vendet e tjera.

“2 prilli do jetë për gjithçka”, tha Trump në përgjigje të pyetjes së një gazetari që kërkonte sqarime se kur do të hyjnë në fuqi tarifat e Meksikës dhe Kanadasë.

“Ne kemi një pauzë të lidhur me fentanilin. Ata duhet t’i dëshmojnë presidentit se i kanë përmbushur kërkesat e tij. Nëse ata e bëjnë, ai do t’u japë atyre një pauzë tjetër”, tha Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA