“Sot ka një luftë frontale për të forcuar drejtësinë”, Rama: Veç të jetë e pavarur, duhet ta bëjmë edhe evropiane e profesionale

26/02/2025 09:55

Kryeministri Edi Rama theksoi se SPAK dhe GJKKO veç pavarësisë që duhet të kenë këto dy institucione të rëndësishme, duhet të jenë edhe profesionale dhe evropiane.

Rama: Sa jemi ne prokurorët do të bëjnë punën, por nuk jemi shurdh memecë, ju ka bërë Luli të gjithëve analfabetë aritmetikë, 2 janë nga mandati i parë të dënuar një tjetër është akoma në paraburgim pa gjyq, por është i fajshëm, apo i pafajshëm e vendos gjykata një tjetër është në arrati, nëse sot ka një luftë frontale për të forcuar drejtësinë për ta bërë evropiane dhe profesionale veç të pavarur, nëse sot erdhi dita të tregohet se ç’është drejtësia e pavarur, sot është vepra jonë dhe e askujt tjetër, këtë dritaren e hapur në këto rrethana historike ta shfrytëzojmë dhe në 2027 të mbyllim negociatat edhe për shkak se kemi një drejtësi të pavarur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta