
Kreu i SPAK Altin Dumani u shpreh sot se Prokuoria po bën hetime të guximshme dhe asnjë ndikim i jashtëm nuk do e cenojë misionin e saj.
Epoka e paprekshme po lëkundet tha Dumani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen.
“SPAK është në gjendje të kryejë hetime të guximshme. Marrëdhëniet me Interpol Eurpol janë intensifikuar. Goditja ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë ka bërë progres. 59 mln euro të sekuestruara, këtu përfshihen kriptovalutat që përdoren masivisht nga organizata kriminale. Kemi një rritje të ndjeshme të procedimeve për pastrimin e parave.
Lufta kundër korrupsionit ngelet sfidë për institucionin tonë. Jemi në fazën e konsolidimit të institucionit. Jemi në një fazë të re që i takon konsolidimit të institucionit.
Besimi po rritet, të gjithë vijën pas ligjit. Lufta kundër korrupsionit kërkon bashkëpunim të ngushtë mes prokurorëve dhe institucioneve të tjera. Duhet të keni besim për hetimet komplekse. Çdo ndikim i jashtëm nuk do cenojë misionin tonë”-u shpreh Dumani.
Top Channel