
Fitoren e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi në Strasburg, nga ku vendimi thotë se paraburgimi nuk ishte i drejtë, kryeministri Edi Rama e përdori si shembull se si nuk duhet të jetë drejtësia e re.
Më tej, Rama përsëriti qëndrimin e tij se Partia Socialiste është garancia e vetme për drejtësinë e pavarur në Shqipëri.
“Ne nuk përcaktojmë prokuror dhe gjyqtar dhe nuk ofrojmë asnjë model negativ. Modelet negative janë aty kanë 5 vjet. Keni parë sesi drejtuesi i SPAK është kërcënuar, keni parë si prokurori kryesor është sulmuar kafshërisht. Nuk e di ku kanë qenë këta që po mbrojnë SPAK dhe drejtësinë nga ne. Nuk e di në cilin kapitull të historisë së Shqipërisë historianët Afrim Largim kanë parë ndonjë rast tjetër le të na e tregojnë. Këta thonë tani, thoshin gjithmonë e solli Amerika këtë, po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, kush është garanti i drejtësisë së re, Afrimi apo Largimi? Vetëm PS, askush tjetër. Kur shpifin në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe drejtësisë bëjnë të njëjtin dëm që bëjnë edhe këto masat e sigurisë. Ka filluar një numërim mbrapsht në Strasburg. Nuk do shkencë qe sa masa do rrëzohen nga Strasburgu dhe sa është dëmi për dëmshpërblimin. Kjo nuk ka lidhje me pandëshkueshmërinë apo hetimet profesional“.
“Drejtësia nuk mund t’i bjerë më qafë askujt pa lidhje. Më mirë 10 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm në burg”, vijoi kryeministri.
“Nuk është rasti që jemi problem për komunitetin e torturës. Nuk mund të jemi krenar për këtë. Më mirë 10 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm në burg. Drejtësia nuk mund t’i bjerë më qafë askujt pa lidhje. Të marrësh 24 masa sigurie, të tronditësh një universitet të tërë dhe t’i japësh një shqelm një marrëveshje të bërë.
Rama theksoi se masat e marra nga SPAK në Universitetin Bujqësor, dëmtojnë marrëveshjen e firmosur një vit më parë në Vjenë, që i hapte rrugën reformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas standardeve të Universitetit BOKU të Vjenës.
“Kam shkuar unë si lyps te shkallët e Universitet të Bokus. Më tha je i pari kryeministër që vjen këtu, ju luta hajdeni në Shqipëri të bëjmë një universitet austriak. Sot ai zotëria që ishte rektor punon për universitetin tonë. Në Kamëz do bëhet universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet austriakëve që merren 24 masa për paraburgim a thua se u fut në fshatin e Corleones. Këto i bën prokuroria antimafia në Itali”, u shpreh Rama.
Top Channel