Kërkojnë zgjedhje të reja në Tiranë, këshilltarët e PD-së “thirrje” Ramës: Shkarko Veliajn!

26/02/2025 15:23

Këshilltarët e opozitës  në Këshillin Bashkiak  kërkojnë që arrestimi i Erion Veliaj të pasohet me shkarkimin e tij.

Demokratët i kërkuan Kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga punët e Bashkisë dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Tiranë.

Ilir Alimehmeti: “Kërkojmë mocion me debat për shkarkimin e Veliajt. Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo ta qajë atë natën, e t’i marrë vendin ditën”.

Tedi Blushi: “Shkarkimi duhet te kishte ndodhur kohë më parë siç duhet të kishte ndodhur edhe arrestimi”.

Jo vetëm mocion me debat për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët e opozitës i kërkuan kolegëve të majtë në këshillit bashkiak t’i hapë rrugë ngritjes së komisionit të brendshëm të kontrollit financiar në bashkinë e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA