
Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen tha se ky institucion i drejtësisë po punon me gjysmë kapaciteti.
Gjyqtarët janë të detyruar të punojnë 7 ditë javës dhe jashtë orarit zyrtar, ndërsa po punohet me çështje të rëndësishme.
Sipas Banit, produktiviteti i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion është mbi 99 përqind.
Bani: Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar. Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.
Top Channel