Gjendet i pajetë në rrugë 70-vjeçari, policia sqaron ngjarjen
26/02/2025 19:15
Mbrëmjen e sotme në Tiranë është gjetur i pajëtë një 70-vjeçar në lagjen “Astir”.
Policia bën me dije se trupi i 70-vjeçarit u gjet rreth orës 18:25 në rrugë, ndërsa viktima është ende i paidentifikuar.
Sipas uniformave blu nuk vërehen shenja dhune në trup, teksa dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të rastit.
Top Channel