Fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, ndalohet nga policia Calin Georgescu

26/02/2025 16:34

Ish-kandidati për President të Rumanisë Calin Georgescu vazhdon të tërheqë vëmendjen. Autoritetet e sigurisë së Rumanisë tani e arrestuan ekstremistin e djathtë të afërt me Kremlinit.

Këtë e ka konfirmuar ekipi i tij i fushatës. Arsyeja e arrestimit nuk u bë e ditur fillimisht. Zyra e prokurorit ka nisur hetime për Georgescun që nga viti 2024 në lidhje me financimin e paqartë të fushatës elektorale. Siç është raportuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Bukuresht, sot u kryen kontrolle edhe në shtëpitë e mbështetësve të Georgescu në të gjithë vendin.

Pamjet televizive dhe fotot e medieve e treguan Georgescun duke hyrë në ndërtesën e zyrës së prokurorisë, i rrethuar nga efektivët e policisë. Kanali rumun i lajmeve Antena 3 CNN raportoi se Georgescu po merrej në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar.

Politikani me lidhje të ngushta me Rusinë fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Por pak para raundit të dytë, Gjykata Kushtetuese anuloi raundin e parë për shkak të parregullsive në financimin e fushatës. Shërbimet sekrete kritikuan gjithashtu ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore.

Georgescu dëshiron të kandidojë sërish në zgjedhjet e reja të 4 majit. Ai është kritik i ashpër i mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende nëse Georgescu do të lejohet të kandidojë. Afati i fundit për miratimin e të gjitha kandidaturave është data 15 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA