Drejtuesi i “pabindur” merr përpara policët në Fresk! Agjenti i krimeve përfundon te Trauma me fraktura të shumta

26/02/2025 09:52
Foto Ilustruese

Policia arrestoi 36 vjeçarin Isnik Nokshiqi i dyshuar për veprën vrasje për shkak të cilësive të veçanta të mbetur në tentativë.

I riu po drejtonte makinën dhe nuk u është bindur shërbimeve të policisë në Tiranë duke përplasur agjentin e krimeve Altin Lami i cili po trajtohet në spitalin e Traumës me fraktura të shumta. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut ndërsa policia kishte marrë masat sepse aty afër zhvillonte aktivitet Kryeministri nga ora 17:00-18:00.

Rreth orës 17:35 një mjet Chervrolet i kuq me targë AB 240 HO ndalon në afërsi të aktivitetit shan fyen punonjësit e gardës dhe të policisë dhe largohet me shpejtësi, mjeti është ndaluar nga Shefi i Policisë  Rrugore pak më lart dhe agjenti Lami dhe në moment ky shtetas ka vazhduar me kundërshtim me dhunë duke mos ju bindur dhe mos dalë nga mjeti.

Gjatë përpjekjeve të policisë për ta neutralizuar i dyshuari është larguar duke rrezikuar jetën e tre policëve dhe konkretisht shefit te seksionit te aksidenteve Sokol Novaku, shefit të policisë Rrugore Roven Zeka dhe agjentit të aksidenteve Lami.

Oficeri ishte i planizuar në këtë vend dhe dyshohet se drejtuesi mjetit e goditi duke e hedhur mbi kofano duke e mbajtur për rreth 20 metra aty dhe ne ikje e sipër oficeri është rrëzuar në krahun e majtë të rrugës.

Siç bën me dije Anila Hoxha shërbimet e policisë rrugore dhe të komisariatit nr 4, u vunë neë ndjekje të autorit, i cili braktisi makinën ne rrugëen e Dajtit dhe u kap për 1 orë nga shërbimet në negocim me familjaret e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA