
Për atentatin e ndodhur një natë më parë në fshatin Zhejë të Kurbinit, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.
Dyshohet se Dashnor Tota është personi që qëlloi disa herë ne arnë në drejtim të 67-vjeçarit Dodë Mamli, i cili mbeti i vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Vilëz, Zhejë, ku viktima u qëllua me pistoletë në një rrugë të fshatit.
Pasi kreu vrasjen, autori u largua pa lënë asnjë gjurmë. Edhe pse Shërbimet operacionale vijuan përgjatë natës kontrollet për kapjen e tij, arratisja u favorizua nga terreni i vështirë dhe errësira.
Fillimisht pistat e hetimit u shtrinë tek hasmëria, për shkak të një konflikti të vjetër të djemve të viktimës. Ata dyshohet se morën pjesë në atë që u quajt masakra e Mamurrasit në vitin 2015, ku nga një shkëmbim me armë, mbeti i vrarë Naim Tafa si dhe u plagosën tre të tjerë.
Ndërkohë, policia konfirmon sot se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Hetimet dhe kontrollet po vijojnë për kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Top Channel