
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësinë në dosjen “Plumbi i artë”, vijoi në seancën e së martës t’i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve në proces.
Ai foli përballë avokatit Qani Hasa, raporton gazetarja Anila Hoxha. “Vëllai i Talo Çelës (Bujar Çela) kamuflohej si taksist”, tregoi ai. Sipas Dumanit, Bujar Çela ishte në shërbim të Talo Çelës.
Avokati: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç’rrethana?
Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.
Avokati: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij?
Dumani: Po, kam qenë, por edhe ai ka qenë te shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.
Avokati: A kishte vëllezër?
Avokati: Po, kishte dy.
Avokati: A kishe informacion me lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?
Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamuflohej si taksixhi.
Avokati: Kur e ke njohur Erion Alibej?
Dumani: Janar – shkurt 2020.
Avokati: Çfarë marrëdhënie krijuat?
Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.
Avokati: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do hakmerrej. Kur e vendosët se do hakmerreshit?
Dumani: Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë.
Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam te një pallat ku takova Erion Alibeajn.
Top Channel