Tregtia e mineraleve të rralla/ Rusia gati t’ia shesë SHBA-së, Putin mesazh Trumpit: Këtu ka fitime të mëdha

25/02/2025 12:54

Vladimir Putin ofroi të hënën në mbrëmje t’u shesë kompanive amerikane mineralet e rralla të Rusisë, përfshirë ato në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, duke theksuar edhe më tej mesazhin e tij për Donald Trump se në Rusi ka fitime për t’u bërë. 

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët“, tha Putin, duke shtuar se Rusia mund të rifillojë shitjen e aluminit në SHBA.

“Ne padyshim kemi, dua ta theksoj, burime dukshëm më të mëdha të këtij lloji sesa Ukraina“, theksoi presidenti rus.

Sipas tij, marrëveshjet e mundshme për eksplorimin e metaleve të rralla mund të shtrihen edhe në depozitat në territorin e Ukrainës lindore, të cilin Rusia e ka pushtuar pas tre vitesh veprimesh ushtarake.

Më herët të hënën, Trump u tha gazetarëve në Uashington se “transaksione të mëdha për zhvillim ekonomik me Rusinë” do të ndodhin. Brenda dy orëve pas deklaratës së presidentit amerikan, Putin kryesoi një takim të paparalajmëruar me ministrat dhe këshilltarët e tij ekonomikë për metalet e rralla.

Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, Rusia ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të rralla, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta