Anëtari i Kryesisë së PD zbulon prapaskenat nga mbledhja me dyer të mbyllura: Gjekmarkaj ofroi dorëheqjen, të largohen dhe Noka e Bardhi
39 parti politike kanë marrë dritën jeshile nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qenë pjesë e garës së 11 majit.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga, raporton se sot Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi 24 subjekte politike, mes tyre PSD e Tom Doshit si dhe aleatet historik të Partisë Demokratike; si Republikanët, PBDNJ, Agrarët si dhe Fryma e Re Demokratike.
Pjesë e garës do të jenë dhe subjektet politike të krijuara pas shkëputjes nga gjiri i Partisë “Demokratike si Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe “Djathtas 1912” e krijuar nga Enkelejd Alibeaj.
Edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, i cili nuk ka mbyllur një marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhje do jete pjese e garës.
Në zgjedhjet e pranverës do të marrë pjesë edhe “Fronti i Majtë” i Marko Dajtit. Një ditë më parë u regjistruan edhe dy partitë e mëdha PS dhe PD.
Sot në mesnatë skadon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.
PARTITË QË U REGJISTRUAN SOT:
PARTITE QË U REGJISTRUAN DJE:
Top Channel