Në 2024, 7.1 mld euro të ardhura/ Mbushet buxheti i shtetit, por investimet mbetën prapa. 427 milionë euro më pak

25/02/2025 20:04

710 miliardë lekë apo 7.1 miliardë euro u arkëtuan në buxhetin e shtetit për vitin 2024.

Afro 670 milionë euro ose rreth 10.4% më shumë se në 2023 erdhën kryesisht si rezultat i të ardhurave në rritje të mbledhura nga TVSH-ja në import, tatimi mbi fitimin, kontributet shoqërore dhe shëndetësore por dhe akciza.

Për ekspertët e tregut ky nivel i të ardhurave ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike dhe realizimit të pritshmërive në 2024.

Sa i takon shpenzimeve, ky zë u realizua në nivelin e 728 miliardë lekëve, 7.3 miliardë eurove apo 427 milionë euro më pak se plani i parashikuar.

Teksa shpenzimet janë realizuar në 94.5% të planit vjetor, ekspertët thonë se ky zë duhet të eci në përputhshmëri me të ardhurat e mbledhura nga qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA