“Këneta do përdorë SPAK si mjet të vetin të luftës politike”/ Rama në “Sy m’sy”: Perceptimi për korrupsionin është i gabuar

25/02/2025 08:47

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama tha se perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është i gabuar.

Kur një vend vendos të përshkallëzojë luftën kundër korrupsionit tha Rama, paralelisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit dhe në vend të krijohet më shumë besim dhe qëtësi, krijohet një atmosferë cinizmi dhe mohimi i gjithçkaje.

Rama u ndal edhe te termi “keneta” që i referohet opozitës, duke u shprehur se nuk është ofendim sipas tij, por një realitet.

I merr të keqen patronazhistëve, janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe politike. Kjo punë bëhet në të gjitha partitë serioze në të gjithë botën. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjë tjetër, ndërkohë të tjerët as që e dinë çfarë janë ata.

Këneta nuk është fjalë fyese, është një fakt dhe realitet, një dukuri natyrore gjeografike gjeologjike si të doni ju që shfaqet në formën e ujit të ndenjur ku rriten shumë lloj speciesh dhe ku për hir të vërtetës, i bie pak më qaf atyre specieve. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë kjo nuk është fare fjalë fyese. Gjuha shqipe është shumë e pasur për mua është dashuri e madhe dhe e përdor në të gjitha thellësitë kuptimin e saj. Fyerja është t’i thuash tjetrit gjëra që nuk i ka. Janë të ndara gjërat.

Ajo që unë dua të prek lidhur me çfarë po thosha, biseda që bëmë sa i përket korrupsionit dhe perceptimit të korrupsionit. Ka shumë studime dhe analiza, gjëra të njohura dhe të shkruara, nuk jemi të parët që kalojmë nga kjo fazë. Çka është shumë e njohur është që kur vjen puna tek perceptimi i korrupsionit ka një koncept që quhet paradoksi i progresit. Në momentin kur një vend një shoqëri vendos të përshkallëzojë luftën kundër korrupsionit, paralelisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit dhe në vend të krijohet më shumë besim, më shumë qetësi dhe bindje, krijohet një atmosferë cinizmi dhe mohimi i gjithçkaje dhe vendosja e gjithçkaje brenda kornizës së korrupsionit. Kam përpara një nga studimet, bërja publike e qëllimeve dhe proceseve që stimulojnë luftën kurropsionit duke i bërë hapat të dukshëm për publikun çon në perceptimin që korrupsionin është më i hapur, në të kundërt tkurret në këtë beteje.

Këneta do spërkasë me llumin e vet gjithçka këdo dhe vazhdimisht për ta përdorur llogoren antikorrupsion, SPAK si mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit dhe përmes një shantazhi permanent. Kjo është njëra anë e medaljes dhe është ajo që shohim”-u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA