EMRAT/ Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin

25/02/2025 13:49

Policia ka vënë pranga dy vëllezër në Kurbin në sajë të operacionit “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ranë Arben Frati dhe ⁠Levend Frati, pasi u gjetën të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. F., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;

L. F., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA