
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në “Top Story” për hapat paraprake që pritet të shoqërojnë zgjedhjet 2025.
Ai u shpreh se përveç prokurorëve, të shpërndarë në qytetet e Shqipërisë do të ketë edhe agjentë hetues të BKH-së dhe oficerë policie që do të bashkëpunojnë për të zbuluar krimin zgjedhor.
“Janë disa furgonë shohin e thonë erdhën erdhën. Teknikat që përdor SPAK janë shumë më të sofistikuara, nuk ka nevojë të kesh furgona për të bërë përgjime. Gjatë fushatës do të jenë të ndezura në maksimum. Edhe në Lezhë ka një prokurorë. Vlora ka tre. Ka agjentë e hetues të BKH-së, por bashkëpunohet me policinë.
Do të trajtohen nga OSBE për të bashkëpunuar. Është trajnim specifik, me afat të shkurtër kohor. Ka të bëjë me dallimin çfarë është krim zgjedhor. Ne nuk jemi mësuar për të pasur një grup kaq aktivë, mendoj që do të bien shumë në grackë se nuk jemi mësuar. Do të kapin shumë në grackë”, tha Karamuço.
Top Channel