Tokat po i ha Vjosa! Banorët në Novoselë dhe Mifol: Mbahemi me bujqësi, jetesa në rrezik

24/02/2025 13:38

Prej vitesh, lumi Vjosa po gërryen tokat bujqësore të banorëve të fshatrave Novoselë dhe Mifol, duke zhdukur hektarë të tërë prone dhe duke vënë në rrezik jetesën e dhjetëra familjeve që mbahen me bujqësi.

Çdo vit, vërshimet dhe rrjedha e fuqishme e lumit e përshpejton këtë proces, ndërsa banorët shohin me ankth sesi toka e tyre zhduket pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

Pavarësisht ankesave të përsëritura dhe kërkesave drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve përgjegjëse, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Ndërsa banorët thonë se janë në pritje të ngritjes së një argjinature mbrojtëse, autoritetet thonë se janë ende në fazën e verifikimeve në terren.

Mbrojtjen e tokave nga shkatërrimi i mëtejshëm mund ta ndalë vetëm ndërhyrja e menjëhershme. Banorët kërkojnë që institucionet të marrin masa sa më parë, para se të jetë tepër vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA