Mbi 100 sanksione në 3-vjetorin e luftës, Mbretëria e Bashkuar i bashkohet BE-së në përpjekjet e fundit për të ndaluar Rusinë

24/02/2025 19:26

Duke ndjekur hapat e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar njoftoi sot mbi 100 sanksione të reja ndaj Rusisë në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë.

Sanksionet do të kenë në shënjestër “makinën ushtarake të Rusisë”, bashkëpunëtorë në vendet e treta që e mbështesin atë dhe “rrjetet e brishta të furnizimit” në të cilat ajo mbështetet.

Disa nga objektivat ruse që Britania e Madhe ka për qëllim të godasë:

Prodhuesit dhe furnizuesit e makinerive, elektronikeve dhe mallrave me përdorim të dyfishtë për ushtrinë ruse, duke përfshirë mikroprocesorët e përdorur në sistemet e armëve. Ato prodhohen në vende të treta, duke përfshirë shtetet e Azisë Qendrore, Turqinë, Tajlandën, Indinë dhe Kinën, e cila është furnizuesi më i madh i mallrave më të rëndësishme për ushtrinë ruse.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut (DPRK) No Kwang Chol dhe gjeneralë dhe zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut janë bashkëpunëtorë në vendosjen e mbi 11,000 trupa koreano-veriore në Rusi. “Putini po përdor forcat tona si “karrem”. DPRK ka pësuar mbi 4000 viktima”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Trembëdhjetë objektiva ruse, duke përfshirë LLC Grant-Trade, pronarin e saj Marat Mustafaev dhe motrën e tij Dinara Mustafaeva, të cilët përdorën kompaninë e tyre “për të kanalizuar teknologjinë e avancuar evropiane në Rusi dhe për të mbështetur kështu luftën e saj ndaj Ukrainës”.

Për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar po përdor “fuqi të reja” për të synuar “institucionet e huaja financiare që mbështesin makinën ruse të luftës”. Sanksione do vendosen edhe ndaj OJSC Keremet Bank që ndodhet në Kirgistan, duke penguar përdorimin e sistemit financiar ndërkombëtar nga Rusia për të mbështetur luftën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA