
Trafikantët e njerëzve me kamion nga Europa në Angli po refuzojnë ekstradimin në burgjet belge, me pretendimin se qelitë janë aq të vogla dhe të mbipopulluara, sa shkelin të drejtat e tyre.
Sabah Zeka, një shqiptar që ka marrë nënshtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar që citon Daily Telegraph, të cilit i referohet Top Channel, përballet me 12 vjet burg në Belgjikë pasi u dënua si anëtar i një bande trafikantësh.
Ai pretendon se në burgun belg nuk ka më shumë se tre metra katrorë në qeli, gjë që do t’i shkelte të drejtat, teksa përmend sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Trafikantët shqiptarë po luftojnë ekstradimin në burgjet belge nën pretendimin se qelitë janë aq të vogla dhe të mbipopulluara sa shkelin të drejtat e tyre njerëzore.
Anëtarët e grupit u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, nga Belgjika në Angli. Në këmbim, u merrnin 10 mijë paund atyre që uleshin në pjesën e pasme të kamionit dhe 6 mijë paund atyre që uleshin para. Zeka kishte rolin e organizatorit të bandës.
Megjithatë, dy gjyqtarë të gjykatës së lartë hodhën poshtë ankesat e anëtarëve të bandës, duke thënë se nuk ka “prova të mjaftueshme” për të vërtetuar se Belgjika nuk përmbush detyrimin e saj sipas nenit tre të KEDNJ.
Top Channel