
“Në këtë vend vijnë vërdallë për një dokument”-ishte një nga komentet e adresuara në rrjetet sociale të kryeministrit Rama dhe përgjigjen e ka dhënë përmes një videoje.
Rama thotë se në Shqipëri të marrësh një dokument është më lehtë sesa në vendet fqinje.
“Po jo more miku im Ladi, në këtë vend është më kollaj se në Greqi, është më kollaj se në Itali për të marrë dokumentet sepse i merr nga aty ku je, me celular, pa luajtur vendit hiç, ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve apo dhe në tënden ke shumë të drejtë.
Këtë e kemi peshqesh nga këneta jonë që e bëri Shqipërinë lesh e li, por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohës së negociatave me Bashkimin Europian do ta mbyllim dhe këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem”-shprehet Rama.
Top Channel