Shifrat/ Bizneset shqiptare ‘sytë’ nga tregtia dhe akomodimi! Cila është mënyra më e mirë për të përfituar më shumë të ardhura?

23/02/2025 21:15

Zhvillimi i ndjeshëm në fushën e turizmit por dhe ndërtimit e ka orientuar ekonominë shqiptare të përqendrohet më së shumti në sektorin e shërbimeve dhe më pak të prodhimeve.

Janë 117 mijë biznese aktive në Shqipëri, në rritje me 3.4% krahasuar me vitin 2022, ku aktiviteti tregtar kryeson me numrin më të lartë të ndërmarrjeve, pasuar nga akomodimi dhe shërbimi ushqimorë.

Hapja e bareve, restoranteve, strukturave akomoduese por dhe bizneseve në fushën e tregtisë, sipas sipërmarrëse është mënyra më e mirë aktualisht në vendin tonë për të përfituar më shumë të ardhura.

Një ecuri e tillë bën që bizneset në sektorin e shërbimeve të fitonin më shumë në kulmin e turizmit në vend. Si rrjedhojë edhe numri i të punësuarve u përqendrua më së shumti në këto sektore. Sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion dhe shërbime të tjera zënë 65,2 % të numrit të të punësuarve gjithsej.

Ndërsa në industrinë nxjerrëse, përpunuese, energji, ujë, trajtimi i mbetjeve dhe sektorin e ndërtimit, ndodhen 34,8 % të të punësuarve. Për të ulur  kostot, bizneset shqiptare kryesisht numërojnë deri në 4 punonjës, ndërsa më të pakta janë ato subjekte me mbi 50 punonjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA