Nga kërcënimi në rrjetet sociale te drejtimi i mjetit patentë, policia e Lezhës ndalon disa persona

23/02/2025 15:33

Specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike të Lezhës kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V M, 30 vjeç, i cili për motive të dobëta ka kërcënuar në rrjete sociale shtetasin A. P, 33 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. A, 26 vjeç pasi është kapur duke drejtuar një automjet pa targa dhe pa leje drejtimi në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Leja e tij e drejtimit ishte pezulluar për shkak të zbritjes së të gjitha pikëve për shkeljet e kryera më parë.

Gjithashtu po këta specialistë referuan meterialet për shtetasin e mitur 16-vjeçar, pasi në qytetin e Laçit, u kap duke drejtuar një automjet pa pasur leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. K, 50 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA