E rrëzoi Gjykata Kushtetuese, Berisha premton në Athinë: Do rikthej marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë

23/02/2025 21:49

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të diel një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Nga stadiumi “Paqe dhe Mirësi” i Athinës, kryedemokrati vlerësoi rolin e shqiptarëve, që sipas tij, u shndërruan në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi. Para bashkatdhetarëve, Berisha premtoi se, nëse fiton zgjedhjet, do të rikthejë marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë, marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin 2010, pasi u konsiderua si e papajtueshme me Kushtetutën.

PD po në këtë frymë, rikthyer në pushtet firmosi me autoritetet e këtij vendi, marrëveshjen e detit. Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira.

Pjesë e mesazhit të tij para shqiptarëve të Greqisë ishte edhe kryeministri Edi Rama, për të cilin Berisha tha se largoi 45% të popullsisë.

Atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë në memorien time, në leximet e mia, nuk ja ka bërë asnjë pushtues gjer sot. Në 10 vite ka larguar nga Shqipëria 45%. Shkretim të tillë nuk ka luftë, nuk ka fatkeqësi natyrore, ti ketë bërë një vendi sa i bëri narkoshteti i Edi Ramës, Shqipërisë.

Berisha e mbylli mesazhin e tij në Athinë me një thirrje për të gjithë shqiptarët atje, që të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e “11 Majit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA