Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Gjermania është drejt ndryshimit të qeverisë, ku nga parashikimet fillestare duket se pushteti do t’i kalojë të djathtës.
Qytetarët gjermanë votuan këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që do të vendosë për qeverinë e re, që do t’i udhëheqë në vitet e ardhshme.
Votimi u mbyll zyrtarisht në të gjithë vendin në orën 18.00 dhe nga exit-pollet e para kryeson partia e CDU/CSU (Bashkimi Demokristian i Gjermanisë) e drejtuar nga konservatori Friederich Merz, me 29% të votave.
Nga exit poll-et e para, opozita e qendrës së djathtë CDU/CSU ndiqet nga partia rivale e ekstremit të djathtë, AFD (Alternativa për Gjermaninë), me 19.5% të votave, e cila shënon rezultatin më të mirë që nga Lufta e Dytë Botërore.
E treta në listë rezulton partia e social-demokratëve (SPD), e kancelarit aktual, Olaf Scholz, me 16% të votave. Të Gjelbrit me 13,5% dhe partia e majtë Die Linke me 8,5%. Në rrezik për të mos hyrë në Bundestag janë liberalët e FDP me 4,9% dhe BSW me 4,7%, ndërkohë që pragu elektoral është 5%.
Sipas të dhënave, pjesëmarrja e votuesve ka shkuar në 84%, më e larta që nga viti 1990.
Në këto zgjedhje, janë pesë kandidatë për kancelar, numri më i lartë ky i regjistruar ndonjëherë. Merz është favorit për ta zëvendësuar Scholzin si kancelar, por nuk është ende e qartë se cilat koalicione qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve.
Sondazhi nga ZDF:
CDU – CSU – 28,5%
AFD – 20%
SPD – 16.5%
Gjelbrit – 12%
Linke – 9%
FDP – 5%
BSW – 5%
Sondazhi nga ARD:
CDU – CSU – 29%
AFD – 19,5%
SPD – 16%
Gjelbrit – 13.5%
Linke – 8.5%
FDP – 4.9%
BSW – 4,7%
Exit poll-et bazohen në anketat e votuesve që sapo kanë hedhur votën e tyre në qindra qendra votimi përfaqësuese. Ato priren të jenë relativisht të sakta.
Top Channel