“Valixhja e tundimeve” në dorën e Gjestit! Zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën dhe biletat e fatit me pesë banorë, përse mori ato vendime

22/02/2025 22:33

Avantazhi si lider bëri që Gjesti të ketë në dorë “valixhen e tundimeve”, e cila kishte 7 zarfe brenda saj.

Në njërën prej tyre tyre banorit i kërkohej të zgjidhte me kë do të ndante shtratin për dy javë dhe ai përmendi emrin e Rizartës.

Ndër të tjera, 5 banorë kanë marrë bileta fati, pas zgjedhjes së liderit të kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ledion Liço: Pse zgjodhe Rizartën?

Gjesti: Unë zgjedh kë të dua. Është e mirë, ndaj e zgjodha.

Rizarta: Ishte pak e sikletshme nata e parë që fjeta e Gjestin, u surprizova nga vendimi. Nuk mund të them një afrimitet ekzistent.

Ledion Liço: Pse vendose t’i ndash biletat me ata banorë?

Gjesti: Danja është në diferencë me vajzat e tjera, nuk flet egër. Aldon kam pasur keqkuptime, por e ka zemrën e mirë. Livia ka qenë e drejtë me Rozanën, ndërsa kjo e fundit është munduar ta nxjerrë jashtë. Me Tirin po rri pak më shumë, kam energji me të. Kelly-n njëjtë me të tjerët, shkoj mirë me të.

Ledion Liço: Si u ndjeve nga gënjeshtra e Rozanës? Për të tjerët nuk po të pyes se nuk ke pasur të njëjtë marrëdhënie.

Gjesti: Natën dorëzova për Rozanën sepse jashtë më mori valixhen. Të dytën herë e pashë duke ardhur drejt shtratit tim, ajo u step më pas. Ajo ka qenë xhelozë që unë kam pasur valixhen. Rozanën nuk i kam thënë a të bëra ty kundërshtar, nuk e kuptoj pse vjen të më marrë me të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA