“Ti meriton lapidar për së gjalli”/ Rama kundërshton banorin në kantierin e Rrugës së Kombit: As për së vdekmi jo! Do e lë me shkrim

22/02/2025 11:59

Përfundimi i Rrugës së Komanit ka qenë prej vitesh kërkesë e banorëve të zonës.

Gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin Edi Rama, që inspektoi kantierin për aksin prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, ata u shprehën se këtë moment e kanë pritur prej vitesh.

Një qytetar nuk fshehu emocionet kur falënderoi kryeministrin dhe i tha se ‘meriton lapidar’.

Rama: E di që e keni pritur prej shumë vitesh, por me radhë, se edhe ne nuk kemi mundësi t’i bëjmë të gjitha përnjëherë

Banorët: Kemi pritur nga ata që ishin para jush, por nuk e bënë! Ju që po e bëni, ju lumtë.

Rama: I kemi ndarë punët ne, ata e kanë me rrena, ne e kemi me punë. Janë ndarë detyrat. Ata kanë detyrë me rrejt, dhe kush ta hajë ta hajë

Banorët: Hallall jua bëftë Zoti

Banorët: Kryeministër, siç i ka bërë Kosova lapidarin Clintonit, ti meriton lapidar për së gjalli! Hallall!

Rama: Jo, jo, jo! Do ta le me shkrim, edhe për së vdekmi jo! Për së gjalli, e kam në dorë vetë, se është ndërtim pa leje

Rikonstruksioni i plotë i saj që realizohet nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare për shkak të operimeve mes dy hidrocentraleve, është njëkohësisht hapi i parë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm në një nga zonat më të bukura të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA