SUPERIORE/ Tirana drejt Kategorisë së Parë, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Teuta! Disfatë dhe për Egnatian

22/02/2025 19:47

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 26-të, me dy sfida që sollën surpriza.

Tirana pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Teutës në Durrës. Sfida nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh me Jarmounin në minutën e 15’, por baraspesha erdhi pas vetëm dy minutash nga Simeu. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por një penallti e shndërruar në gol nga ana e Llocit në minutat e fundit të takimit, solli tre pikët për ekipin e Bledar Hodos, që debutoi më së miri në stolin e durrsakëve.

Në takimin tjetër, Skënderbeu i vendit të fundit, mundi Egnatian e vendit të parë  me rezultat minimal. Ekipi i Ernest Gjokës iu fal penalltisë së shndërruar në gol nga ana e Nikajt në minutën e 60’, me korçarët që më pas arritën të ruanin rezultatin.

Kështu Tirana bie në vendin e parafundit, duke u parakaluar nga Teuta dhe duke u “përshëndetur” nga Kategoria e Parë. Nga ana tjetër, fitorja për Skënderbeun mban gjallë shpresën e korçarëve për mbijetesë.

REZULTATET:

TEUTA 2-1 TIRANA

Simeu 17’, Lloci (P) 88’ / Jarmouni 15’

SKËNDERBEU 1-0 EGNATIA

Nikaj (P) 60’

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA