
Guvernatori i Maine pati një debat të ashpër me Donald Trump në lidhje me urdhrin presidencial që përjashton atletet transgjinore nga ekipet e femrave.
Debati përfundoi me frazën “shihemi në gjykatë ” .
Trump u foli guvernatorëve të shteteve që u mirëpritën në Shtëpinë e Bardhë për urdhrin ekzekutiv që ai nënshkroi në fillim të shkurtit. “Shumë demokratë po më luftojnë për këtë çështje”, tha me ironi Trump duke iu drejtuar guvernatorit të Maine.
Trump: Ne jemi ligjet federale. Më mirë të pajtoheni, përndryshe nuk do të merrni asnjë financim federal.
Mills: Do të shihemi në gjykatë!
Trump: Shumë mirë, do të shihemi në gjykatë. Nuk mund të pres. Do të jetë e lehtë. Dhe shijoni jetën sepse nuk mendoj se do të rizgjidheni.
Pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump shumëfishoi sulmet kundër personave transgjinorë me urdhra ekzekutivë dhe deklarata.
BREAKING: In a stunning moment of defiance, Maine’s Governor Janet Mills stands up to Trump, saying she is complying with state and federal (anti-discrimination) law, and will see him in court over his threat to withhold federal funds. This is incredible.pic.twitter.com/2eBS3JcdK1
— Really American 🇺🇸 (@ReallyAmerican1) February 21, 2025
Top Channel