Arbër Hajdari ka dhënë opinionin e tij mbi raportin mes Rozanës dhe Livias dhe debatet e tyre.

Sipas opinionistit, Livia është favorizuar nga Rozana, madje ai u shpreh se banorja e “ka mbajtur në kurriz”, duke e sjellë deri në këtë pikë të lojës. Ai shtoi se Livia është lojtare e dobët pasi nuk ka një strategji brenda shtëpisë.

“Unë e kam ende të paqartë strategjinë tënde të lojës. Je lojtare e dobët dhe Rozana e ka bërë atë që bëri për t’i thënë Livias lëviz. Rozana nuk e ka në dorë të mbajë njerëz aty brenda. Në këtë gjendje, Livia është më shumë një pengesë se sa një ndihmë për Roznën. Nëse Livia nuk është forcuar ende brenda lojës, ky nuk është problemi i Rozanës. Rozana e ka mbajtur në kurriz, e ka sjellë ajo deri më tani. Nuk ka asnjë situatë tjetër përveç raportit me Rozanën. Marrëdhënia me Rozanën më shumë e ka favorizuar, se sa e ka penalizuar.”– tha Arbër Hajdari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA