Rama në podkastin “Flasim” me dy artistët amerikanë: Transformuam ish-Kinostudion në rezidencë për njerëzit e artit!

22/02/2025 09:52

Dy artistët, Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, të cilët kanë themeluar qendrën e tyre të trajnimit për talentet e reja ‘Catalyst Store Institute’ ishin të ftuar në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë diskutoi me dy artistët ndërkombëtarë, lidhjen e tyre me Shqipërinë dhe projektet e reja që do të ndihmojnë zhvillimin e industrisë së filmit dhe artit.

Kryeministri Rama tregoi edhe si u njoh me dy artistët dhe u ndal edhe tek godina e ish-Kinostudios në Tiranë që është shndërruar në një rezidencë për trajnimin e artistëve të rinj.

U takuam bashkë, Pamela nuk ishte këtu dhe më treguat dhe kuptova që për momentin nevoja kryesore ishte vendi dhe ndodhi pikërisht kur sapo janë përmbyllur punime për restaurimin e një objekti të vjetër, ku ka qenë studioja e zërit të Kinostudios dhe disa hapësira të tjera dhe në përfytyruam dhe kishim ambicien tonë ta transformonim në një rezidencë për artistët e rinj për t’u dhënë mundësinë e një hapësirë te re dhe kryesisht për njerëzit e industrisë së filmit nga A-ja te ZH-ja, që do të thotë për të gjithë hallkat e zinxhirit të gjatë të prodhimit të filmit. Iu thash më lini të shoh, se kjo mund të jetë rastësi e paparë. Kur ata po bëheshin gati të shpallnin thirrjet për aplikim për rezidentët. Yjet na ndritën dhe e morët. Siç e tha edhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri.”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA